2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Vajza që peshonte sa një mollë kthehet në shtëpi e shëndetshme si…molla!

Më të lexuarat

Materniteti në San Diego zbuloi të mërkurën lindjen e vajzës me peshën më të vogël të regjistruar ndonjëherë, e cila peshonte vetëm 245 gramë kur erdhi në jetë muajin dhjetor.

Kur u lind, vajza e vogël me emrin Saybie peshonte sa një mollë. Ajo kaloi në barkun e nënës vetëm 27 javë, nga afro 40 sa duhen kaluar normalisht.

Mjekët i thanë babait të foshnjës se ajo kishte maksimumi një orë jetë.

Por kanë kaluar më shumë se pesë muaj dhe ajo ka shkuar në shtëpi si një foshnjë e shëndetshme, që peshon tashmë 5 kilogramë.

Spitali ka ndarë historinë e bebes pasi morën lejen e prindërve, dhe këta të fundit i nderuan infermierët duke ua lënë atyre që të zgjidhnin emrin “Saybie”.

Dr. Eduard Bell, profesor i pediatrisë në Universitetin e Ajoas, tha se Saybie kishte peshën më të ulët të konfirmuar mjekësore në regjistrat e lindjes në SHBA. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit