Më mori në telefon një vajzë dhe më tha: Unë po mundohem të lexoj sa më shumë Kur’an, por, po ndiej një lodhje, kështu që a më lejohet ta lexoj me zë të vogël dhe vetëm duke lëvizur buzët?
Po – iu përgjigja.
Vërtet, më çuditi shumë ky rast. Me gjithë leximin e shumtë, ajo nuk ka shfaqur përtaci, nuk ka fjetur, nuk është ndalë, ajo ka menduar vetëm të gjejë një mënyrë dhe rrugë tjetër për të vazhduar leximin dhe adhurimin e saj. Kjo është mirësi e Allahut të Madhëruar kur robit i jep vullnetin dhe dashurinë për adhurimin dhe ibadetin.
Sa e rëndë është puna e atyre vajzave që në Ramazan janë në një gjendje edhe më të keqe se më parë!
Ramazani është muaj i Kur’anit, andaj ndaje një pjesë të kohës për të!
Përshtati: Sedat Islami