RUSI-Në rajonin e Sahalinit është ngritur një padi penale ndaj një vajze të re, e cila ka abuzuar seksualisht me 3 djem.
Viktima më e vogël ishte vetëm 12 vjeç. E dyshuara është një vajzë 22-vjeçare,e cila banon në qytetin e Makarovit, raportohet në faqen zyrtare të departamentit rajonal të Makarovit.
Sipas hetuesve, në mbrëmjen e 26 gushtit 2012, e dyshuara, u përfshi në marrëdhënie seksuale në shtëpinë e saj me tre të mitur, banorë të të njëjtit qytete. Viktimat kanë lindur në vitet 1998, 1999 dhe 2000.
Vajza akuzohet për pedofili në bazë të Pjesës IV e Nenit 134 e Kodit Penal të Federatës Ruse (marrëdhënie seksuale dhe akte të tjera seksuale me persona nën 16 vjeç). Sipas ligjit, autori i krimit mund të dënohet deri në 15 vjet heqje lirie/ Ind/kohaislame