Si rezultat i studimit, është përcaktuar se sportet ekipore, çiklizmi dhe ushtrimet aerobike prej nga 45 minuta të bëra 3 deri në 5 herë në javë, kanë ndikim pozitiv në shëndetin mendor
ANKARA (AA) – Ushtrimi i rregullt i bërë 3 deri 5 herë në javë është i mirë për shëndetin, thotë një studim i bërë në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).
Është marrë në vlerësim niveli i aktivitetit fizik dhe gjendja psikologjike e 1,2 milion personave që kanë marrë pjesë në këtë studim.
Si rezultat i studimit, është përcaktuar se sportet ekipore, çiklizmi dhe ushtrimet aerobike prej nga 45 minuta të bëra 3 deri në 5 herë në javë, kanë ndikim pozitiv në shëndetin mendor.
Në studim theksohet se të gjitha aktivitetet fizike duke përfshirë edhe punët e shtëpisë dhe kujdesi për fëmijët kanë ndikim të mirë për shëndetin mendor pa konsideruar moshën dhe gjininë.
Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën “Lancet Psychiatry”.