0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ushtria turke zbulon një spital të terroristëve të pajisur me aparatura moderne amerikane

Më të lexuarat

Shumica e pajisjeve dhe mjeteve shëndetësore të terroristëve janë mallra amerikane.

Spitali i ashtuquajtur ushtarak i përdorur nga terroristët në Afrin ishte ndërtuar me dy kate duke treguar se ishte në shërbim të civilëve, por këta të fundit nuk u kuruan kurrë në këtë spital.

Gjatë punimeve të pastrimit të nënprefekturës Afrin të Sirisë nga organizata separatiste terroriste PKK/PYD-YPG doli në shesh një spital i ashtuquajtur ushtarak.

Ekipi i Radio Televizionit Turk (TRT) filmoi atë spital.

Terroristë e PKK/PYD-YPG ndërtuan një spital me 60 dhoma dhe kapacitet 200 shtretër në lokalitetin ndërmjet Afrinit dhe Racusë, por që këtu nuk u dha shërbim për civilët.

Në themelin e ndërtesës gjendet një tunel i ndërtuar me beton të trashë.

Terroristët e plagosur në terren silleshin në të ashtuquajturin spital nga tuneli, ku në pjesën e poshtme të tij kishin bërë urgjencën.

Pas ndërhyrjes së parë dhe kurimit më pas terroristët shkonin përsëri në terren nëpërmjet këtij tuneli.

Terroristët, për të mos u evidentuar nga ushtarët, përdorni katin e bodrumit në mënyrë që të mos dukej drita nga jashtë.

Terroristët para se të arratiseshin kishin qëlluar ndaj aparaturave, në mënyrë që të mos përdoreshin nga civilët, por aparaturat nuk ishin dëmtuar.

Pajisjet dhe aparaturat mjekësorë të fundit, që nuk janë as në spitalet e nënprefekturave në Turqi, në përgjithësi janë prodhim amerikan.

Spitali, që është duke u inspektuar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë (së Turqisë) pas një muaji do të vihet në shërbim për popullin e Afrinit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit