0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Ushtria turke godet pozicionet e organizatës terroriste DAESH në Siri

Më të lexuarat

Në një deklaratë me shkrim, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Turqisë, ka dhënë detaje mbi ditën e 39 të ofensivës “Mburoja e Eufratit”

Ushtria turke vazhdon të godasë pozicionet e organizatës terroriste DAESH në kuadër të ofensivës “Mburoja e Eufratit”. Orët e fundit ajo ka goditur 10 pozicione me artileri të rëndë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Turqisë, ka dhënë detaje mbi ditën e 39 të ofensivës “Mburoja e Eufratit”.

Ushtria turke ka theksuar në deklaratën e saj se forcat speciale dhe opozitarët sirianë ndodhen në një konflikt të ashpër me militantët e DAESH-it në disa fshatra si; Uvajshijah, Xhubban, Tall Atijah dhe Tall Ashah.

“Gjatë operacioneve të kësaj dite, janë goditur 10 pozicione të organizatës terroriste DAESH, përkatësisht me 33 gjuajtje topi, 40 raketa dhe 20 gjuajtje tanku”, thuhet në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm.

Më parë ushtria turke kishte njoftuar për 3 ushtarë të Ushtrisë së Lirë të Sirisë (ULS) të vrarë dhe 7 të tjerë të plagosur. Ajo kishte njoftuar gjithashtu se nuk kishte të lënduar në mesin e ushtarëve të Turqisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit