3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Ushtria serbe keqtrajton banorët e Konçulit

Më të lexuarat

Banorët e fshatit Konçul të komunës së Bujanocit në kufi me Kosovën theksojnë se janë të maltretuar nga ushtria serbe në kufi.

Banorët theksojnë se lëvizja e tyre është e rrezikuar, por edhe pasuria nga prania e shtuar e forcave ushtarake serbe.

Ganimet Osmani nga ky fshat ditë më parë ka qenë viktimë e maltretimit dhe konfiskimit të pasurisë së tij. Ai ka thënë se më 13 mars, kishte dalur për të kullosur lopët e tij mbi fshatin Konçul dhe se është ndaluar nga ushtria serbe. Ganimeti thekson për INA se ushtarët serb kanë mbajtur ate për disa orë dhe se më në fund i janë marrë lopët, me arsyetimin se nuk kishte të drejt të kulloste ate në këtë zonë kufitare.

Ganimet Osmani ka denoncuar rastin menjëherë para autoriteteve komunale dhe të bashkësisë lokale. Kryetari i bashkësisë lokale të fshatit Konçul, Zylqefli Sherifi ka theksuar për RTB se rastin i tillë është paraqitur tek kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi dhe tek kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq. Ky i fundit menjëherë ka ndërmarrë masat për të sqaruar rastin, duke informuar Ganimet Osmanin se ushtria serbe kishte pasur dyshime për kontrabandimin e kafshëve.

“Jam informuar nga shefi i trupit koordinues se ai ka telefonuar gjeneralin e kazermës ushtarake në Vranjë, nga ku ka marrë përgjigje se ushtria kishte dyshuar se lopët po tentoheshin të kontrabandoheshin drejt Kosovës”, theksoi Osmani.

Banorët e fshatit Konçul janë të revoltuar lidhur me incidentin e tillë të shkaktuar nga ushtria serbe. Banorët nuk përjashtojnë mundësinë e bllokimit të rrugës Bujanoc – Gjilan në shenjë proteste të pranisë së shtuar të ushtrisë serbe. (R.D/INA)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit