JENIN (AA) – Ushtria izraelite ka shembur shtëpinë e një palestinezi të arrestuar në Jenin, qytet në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë bastisjes së disa objekteve në Jenin, ushtarët izraelitë e minuan dhe shembën shtëpinë e Ahmed Jamal Kanbe.
Bëhet fjalë për një palestinez që tashmë disa muaj gjendet në paraburgim izraelit, ndërsa autoritetet izraelite e akuzojnë se ka bashkëpunuar për vrasjen e një koloni hebre në Bregun Perëndimor.
Pas shembjes së shtëpisë ndodhën përleshje mes të rinjëve palestinezë dhe ushtrisë izraelite. Ushtria me këtë rast përdori gaz lotsjellës dhe municion plastik, ndërsa demonstrantët hedhën gurë dhe koktej Molotovi në drejtim të automjeteve ushtarake.
Ushtria izraelite njoftoi se një ushtar është lënduar lehtë.