Ushtria izraelite ka sulmuar Rripin e Gazës me avion luftarak dhe tank, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç thuhet në një njoftim me shkrim nga ushtria izraelite, një avion dhe tank të ushtrisë kanë goditur pozicionet e Hamasit në jug të Rripit të Gazës.
Në njoftim thuhet se sulmi është kryer në kundërpërgjigje të një sulmi të pretenduar me raketë nga Gaza në drejtim të Izraelit.
Ndërkaq, asnjë grup palestinez në Rripin e Gazës nuk e ka marrë përsipër sulmin të cilin Izraeli e ka përdorur si justifikim.