3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ushtria izraelite arreston portierin 15 vjeçar palestinez

Më të lexuarat

Federata e Futbollit të Palestinës, bëri të ditur se ushtria izraelite ka arrestuar 15-vjeçarin Umar Ez-Zaanin, portieri i ekipit të të rinjve të kombëtares palestineze, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e Federatës të Futbollit të Palestinës, thuhet se Remzi ez-Zaanin, babai i portierit të ri ka kontaktuar udhëheqjen e Federatës dhe ka njoftuar se ushtria izraelite ka arrestuar djalin e tij pa ndonjë shpjegim në shtëpinë e tyre në Jerusalemin lindor.

“Arrestimi i portierit të ri nga izraelitët është një tjetër tregues se Izraeli sistematikisht kryen sulme ndaj sportit palestinez dhe bllokon zhvillimin e tij”, thuhet në deklaratë.

Duke dënuar këtë akt, Federata thotë se përgjegjësit duhet të ndiqen për mospërfillje të normave dhe marrëveshjeve të organizatave sportive ndërkombëtare.

Federata e Futbollit të Palestinës më parë ka aplikuar për pezullim të Izraelit nga Federata Botërore e Futbollit (FIFA) për shkak të sulmeve të vazhdueshme mbi sportistët palestinez, veçanërisht lojtarët e futbollit dhe trajnerët duke pamundësuar pjesëmarrjen e tyre në garat vendore dhe ndërkombëtare.

Megjithatë, pas premtimeve të bëra nga Izraeli dhe FIFA, kryetari i Federatës palestineze, Xhibril el-Rexheb në maj të këtij viti tërhoqi kërkesën. Premtimi ishte se do të ketë lehtësime për udhëtime të sportistëve palestinez.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit