Trupat izraelite në Bregun Perëndimor kanë arrestuar katër fëmijë palestinezë, të moshës pesë dhe nëntë vjeç, duke i mbajtur më shumë se një orë.
Një zëdhënëse e ushtrisë izraelite ka thënë se trupat kanë rrethuar disa të mitur gjatë përleshjeve në fshatin Kfar Kadum, por i kanë liruar shpejt.
Zëdhënësja nuk ka dhënë më shumë detaje.
Aktivistët palestinezë i kanë thënë agjencisë AFP se përleshjet kanë shpërthyer me ushtarët në fshat, gjatë protestës javore kundër pushtimit izraelit. /