Shefi i ushtrisë së Egjiptit, Gjen.Abdul Fattah el-Sisi, ka falënderuar Mbretin e Arabisë Saudite, mbretin Abdullah, për përkrahjen në këto “orë të krizës”, transmeton Arabnews.
“Asnjëherë nuk do ta harrojmë këtë mbështetje”, ka thënë El-Sisi.
Ndërkohë, qytetarët e Arabisë Saudite janë të hutuar, një ditë para se Mbreti Abdullah ta jep përkrahjen e mbretërisë ndaj ushtrisë egjiptiane, shumë hoxhallarë në ligjëratat e së premtes kanë përkrahur protestuesit. Lëvizje të ndryshme në vendet arabe kanë kritikuar përkrahjen e Arabisë Saudite, por mbreti këmbënguli që deri më tani, ta përkrah ushtrinë që vrau mbi 5000 egjiptian.