1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ushtria e Turqisë i dhuron 27 automjete ushtarake Ushtrisë Shqiptare

Më të lexuarat

03 Qershor 2015 15:05 (Përditësimi İ Fundit 03 Qershor 2015 15:32)

Në këtë ceremoni merrnin pjesë ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Mimi Kodheli, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Hidayet Bayraktar, shefi i shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë

 

 

TIRANË (AA) – Në kuadër të projektit të bashkëpunimit “Mavi” (Blu) është zhvilluar sot në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë u zhvillua ceremonia e dhurimit të 27 automjeteve ushtarake nga Ushtria e Turqisë, ndihmë për Forcat e Armatosura të Ushtrisë Shqiptare, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë ceremoni merrnin pjesë ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Mimi Kodheli, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Hidayet Bayraktar, shefi i shtabit të përgjithshëm të  Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Gjeneralmajor Jeronim Bazo dhe ushtarakë.

 Kodheli në fjalën e saj u shpreh se ndodhen përsëri bashkë me palën turke me rastin e ardhjes së një sasi të konsiderueshme mjetesh automobilistike që do ti shërbejnë forcave të armatosura të Shqipërisë, që janë ndihmë që shtabi i përgjithshme i Republikës së Turqisë ofron bujarisht çdo vit.

“Këto 27 automjete janë pjesë e paketës së projektit që ne nisëm së bashku në fund të vitit 2014 dhe do të vazhdojmë këtë projekt modernizimi edhe në vitet në vazhdim. Përmirësimi i transportit në forcat e armatosura vazhdon të jetë në listën e prioriteteve të përpjekjeve të përbashkëta. Sfidat e reja të sigurisë dhe ekonomisë botërore kërkojnë me ngulm bashkëpunim mes vendeve aleate. Gjendemi së bashkë me aleatët tanë në pikat më të nxehta të globit dhe marrim angazhime për përmbushjen e kërkesave të NATO-s”- u shpreh Kodheli

Sipas ministres së Mbrojtjes së Shqipërisë, armatimi i ri i standardeve të NATO-s si dhe peketa e ndihmave të mjeteve të transportit përfituar nga granti turk kanë ndryshuar shumë realitetin e përditshëm të ushtarakëve.

Ndërkohë ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Hidayet Bayraktar u shpreh në fjalën e tij se Turqia i gjendet pranë Forcave të Armatosura të Shqipërisë si në marrëdhëniet brenda NATO-s ashtu edhe në ato dy paleshe. “Dërgimi i një kontingjenti ushtarësh shqiptarë para dy ditëve në Afganistan të cilët shërbejnë bashkë më ushtarët turq tregon edhe njëherë bashkëpunimin e shkëlqyer të dy vendeve në fushën e ushtrisë. Me ndihmën e dhënë në dhjetor të vitit të kaluar prej 10 minibuzëve dhe me këtë ndihmë të përbërë nga 27 automjete “Land Rover” unë besoj se Ushtria Shqiptare do të rrisë cilësinë e shërbimit”- deklaroi Bayraktar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit