Ushtria e Serbisë do të duhet ta dëmshpërblejë kompaninë kosovare Buçaj me 265 mijë euro (32 milionë dinarë), për shkak se i ka vjedhur magazinat e saja me produkte ushqimore në qershor të vitit 1999.
Buçaj e ka paditur shtetin e Serbisë në maj 2004, duke kërkuar dëmshpërblim për mallin ushqimor të cilin Ushtria e Serbisë ia kishte marrë në qendrën “Boro dhe Ramizi” në Prishtinë, pasi Gjykata Serbe e kishte trajtuar këtë akt si “plaçkë lufte”, njofton gazeta beogradase Blic, transmeton Klan Kosova.
Eshte interesante se kompaninë Buçaj në këtë proces gjyqësor e ka përfaqësuar një avokat serb nga Nishi, i cili dikur edhe vetë kishte qenë pjesëtar i Ushtrisë së Jugosllavisë.