3.4 C
Pristina
Tuesday, December 3, 2024

Ushtria e Lirë Siriane vranë gjeneralin që urdhëroi masakrën kimike

Më të lexuarat

Ushtria e Lirë Siriane deklaron se të premten ajo ka vrarë gjeneralin Muhamed Aslan, i cili ishte Shef i Departamentit të Kimisë në Gardën Republikane të Ushtrisë Siriane e cila ishte përgjegjëse për masakrën kimike mbi popullatën civile në Guta.
Në deklaratë thuhet se Këshilli ushtarak i Damaskut dhe rrethinës i Ushtrisë së Lirë Siriane e ka menaxhuar procesin dhe vërtetësinë e vrasjes së gjeneralit Muhamed Aslan pa dhënë detaje të tjera shtesë për vendin e vrasjes apo mënyrën e vrasjes. Mbi 1500 njerëz janë vrarë dhe mbi 10 000 të tjerë janë plagosur, shumica prej tyre fëmijë dhe gra. Këto shifra verifikohen edhe nga raporti i fundit i Intelegjencës Amerikane.
kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit