-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Ushtria e Kosovës do t’i ketë 5000 pjesëtarë aktivë dhe 3000 rezervë

Më të lexuarat

Sipas draftit të Ligjit për Forcat e Armatosura të Kosovës propozohet se forcat e armatosura të quhen “Forcat e Armatosura të Kosovës”, raporton e përditshmja e Frankfurtit “Vesti” (botohet në gjuhën serbe).

Në draftin që kjo gazetë e ka parë, shkruan se detyrat e Forcave të Armatosura të Kosovës (OSK) janë mbrojtja e sovranitetit, integritetit territorial, qytetarët, pasuria dhe interesat e Republikës së Kosovës.
 
Këto Forca, thuhet tutje, do të kontribuojnë në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes rajonale, evropiane dhe stabilitetit global, transmeton Indeksonline.
 
Në nenin që flet për organizimin, thuhet se këto forca profesionale do ta ruajnë diversitetin etnik të popullsisë në Kosovë, derisa rekrutimin do të ndodh në mesin e shtetasve të Republikës së Kosovës.
 
Sipas draftit, plan i forcave të armatosura është që të përbëhen prej një komponentë aktive me 5000 pjesëtarë dhe një komponentë rezerve prej më shumë se 3000 pjesëtarësh, shkruan tutje kjo gazetë.
 
Detyrat e FAK-ut janë edhe pjesëmarrja në operacione mbështetëse për reagim në kriza dhe në vendosjen e paqes, ndihma për popullatën civile dhe autoritetet civile në rast të fatkeqësive natyrore dhe situata tjera të jashtëzakonshme.
 
Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës e ka përfunduar draftin për “Forcat e Armatosura të Kosovës” i cili javën e ardhshme do të prezantohet para qeverisë në Prishtinë.
 
Për t’u krijuar Forcat e Armatosura (FAK) është i nevojshëm ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës, ku duhet të votojnë edhe deputetët serbë. kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit