Ushtria e Assadit ka filluar një kundër ofensivë ndaj luftëtarëve çlirimtarë në qytetin e dytë për nga madhësia në vend, thotë Vëzhguesi Sirian për të drejtat e Njeriut.
Përforcimet gjatë dy ditëve të fundit kanë mbledhur arsenale të mëdha luftarake si dhe trupa shtesë për tu munduar të rimarrin qytetin e Aleppos që po mbahet nga kryengritësit.
“Përleshjet më të ashpra që nga fillimi i kryengritjes janë duke u zhvilluar në disa lagje të qytetit,” thotë aktivisti Rami Abdulrrahman për AFP-në.
“Mund të thuhet se lufta ka filluar.”
Grupi aktivist thotë se kolona të trupave të mbështetura nga tanket dhe helikopterët kanë vazhduar të arrijnë në qytet dhe rreziku ndaj hakmarrjes ndaj qytetarëve është i lartë. /mesazhi/kohaislame