3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Ushtari turk me teknologji që nuk njeh kufij

Më të lexuarat

Ushtria e Turqisë, një ndër më të mëdhatë në botë, nuk njeh kufi në fushën e teknologjisë.
 
Ushtari turk, duke filluar që nga ky vit, do të përbëhet nga njësi teknologjike. Me anë të projektit CENKER që cilësohet si ushtari i të ardhmes, prezantuar nga Industria Turke e Mbrojtjes ASELSAN në Panairin Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes IDEF 2015, ushtari turk do të ketë një pamje teknologjike me kompjuter që mund të vishet, syze dhe orë inteligjente. 
Falë kësaj, gjendja shëndetësore e ushtarit dhe ndjekja e municioneve do të bëhet më lehtë.
Sistemi që në fazën e parë u mendua për Forcat speciale, në një kohë të afërt, planifikohet të përdoret edhe për njësitë tokësore dhe ato që bëjnë kërkime në zona rurale. 
Falë sistemit të përcaktimit të vendit, integruar në CENKER, të gjitha njësitë mund të ndiqen duke evituar humbjen e ushtarëve.
CENKER që peshon 2 kg, është prodhuar plotësisht nga inxhinierët turq, kushton rreth 5 mijë dollarë. 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit