Një ushtar rus, duke tentuar të ngrohte drekën në një terren në Krime, shkatërroi automjetin e blinduar BTR, në vlerë prej gjysmë milioni dollarë.
Siç shkruajnë mediat e huaja, bëhet fjalë për Semen Merežnjikov, i cili u përpoq të hante drekë teksa njësia e tij ishte në tokë në Krime, por flaka kapi mjetin e blinduar dhe e shkatërroi plotësisht.
Kjo fatkeqësi mund të shndërrohej në një tragjedi.
Në video thuhet se shihet ushtari i cili përpiqet për të shpjeguar se çfarë ka ndodhur, duke u përpjekur të shuajë flakën që goditi mjetin e blinduar në të njëjtën kohë.
Në një përpjekje për t’i shpjeguar oficerit se çfarë kishte ndodhur, Merežnjikov tha se kishte hapur një vrimë për të ndezur zjarrin, por kapi mjetin e blinduar.
Ajo ishte e mbuluar me kamuflazh dhe bar të thatë, që përshpejtuan zjarrin.
Ushtari i pafat u dënua me gjashtë muaj në kampin kriminal me vendimin e gjykatës ushtarake.
https://www.dailymotion.com/video/x6d91xg