3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ushtarët serbë zbuluan krimet e eprorëve të tyre mbi shqiptarët

Më të lexuarat

Kapitenin Pavle Gavrilovic (48) nga Leskovci , ish-komandant i një Batalioni të Brigadës së motorizuar 549 të Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë jugosllave dhe rreshterin Rajko Kozlina (37) nga Beogradi, Prokuroria për Krime Lufte në Serbi dje I ka akuzuar se kanë vrarë 27 civilë shqiptarë në Ternje të Suharekës, më 25 mars 1999.

Në mesin e dëshmitarëve, përveç civilëve të mbijetuar shqiptarë, janë edhe D.M. dhe M.E., pjesëtarë të dikurshëm të grupit të parë luftarak të këtij batalioni të cilët kanë refuzuar urdhrin për vrasjen e civilëve shqiptarë
Gavrilovic, i cili ka urdhëruar sulmin kundër civilëve në fshat, më 25 mars ka tubuar eprorët e tij vartës, ndër ta edhe Rajko Kozlina dhe ka dhënë urdhër që të vriten civilët, me fjalët: “’Nuk guxon të ketë të mbijetuar”, njofton “Blic”, transmeton reporteri.
Sipas urdhrit, kjo do të thoshte spastrim i fshatit dhe vrasje të banorëve, transmeton Tribuna.
Eprorët, ndër të cilët edhe rreshteri Kozlina, i ndau ushtarët në tri grupe luftarake që hynë në fshatin Ternje dhe gjatë aksionit vranë të paktën 27 banorë.
Kozlina akuzohet se me rastin e hyrjes në fshat ka vrarë pas shpine plakun Maliq Voca si dhe ka urdhëruar ushtarë që të hapin zjarr duke vrarë 16 civilë.
Dy të akuzuarit tani janë oficerë të ushtrisë së Serbisë/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit