-3.1 C
Pristina
Thursday, January 16, 2025

Ushtarët izraelitë ndërhyrje kundër protestave në Palestinë

Më të lexuarat

Janë plagosur me plumba të vërtetë 5 palestinezë nga të cilët 3 në Ramallah dhe 2 në Betelehem

JERUSALEM (AA) – Ushtarët izraelitë kanë ndërhyrë duke përdorur plumba të vërtetë në marshimet dhe protestat e mbajtura në qytete të ndryshme të Palestinës, me rastin e 69-përvjetorit të Nakbas (Katastrofa e Madhe), raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate të publikuar nga Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftohet se janë plagosur me plumba të vërtetë 5 palestinezë nga të cilët 3 në Ramallah dhe 2 në Betelehem. Ndërsa nga gazi i përdorur masivisht nga ushtarët izraelitë janë ndikuar dhjetëra palestinezë të tjerë.

Gjithashtu bëhet e ditur se të rinjtë palestinezë iu janë përgjigjur ushtarëve izraelitë me gurë, koktej molotov dhe duke djegur goma.

Palestinezët përkujtojnë 15 majin si dita Nakba, si dita në të cilën Izraeli shpalli pavarësinë në territoret e pushtuara palestineze më 14 maj 1948 dhe për migrimin e detyruar të palestinezëve.

Bregu Perëndimor dhe Jerusalemi Lindor ndodhet nën pushtimin e Izraelit që nga viti 1967.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit