RAMALLAH (AA) – Ushtarët izraelitë kanë arrestuar dy reporterë të televizionit “Al-Aksa” në Bregun Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratave të një dëshmitari ushtarët izraelitë kryen bastisje në kapin e refugjatëve Arub në Hebron dhe arrestuan gazetarin Alu Titi, i punësuar në kanalin “Al – Aksa” që i takon Hamasit.
Kameramanin e po të njëjtit televizion Emir Ebu Aram, ushtarët e arrestuan në shtëpinë në Ramallah.
Gjykata izraelite javën e kaluar dy të punësuar të “Al-Aksa” i gjobiti dhe u ndaloi punën në rajonin e Bregut Perëndimor për një vit.
Televizioni “Al-Aksa” transmeton përmbajtje nga Rripi i Gazës.