1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Ushtarët francezë kanë bërë krime në veri”

Më të lexuarat

Hysen Murtezaj, njëri nga viktimat e krimit serbë në veri të Mitrovicës pas luftës së fundit në Kosovë, tregon për tmerret që i ka përjetuar, pos kriminelëve serbë, edhe nga ushtarët francezë të KFOR-it.

Ai ka thënë se po këta ushtarë i kanë thënë atij se nuk mund të ktheheni në shtëpitë e juaja, e nëse nuk i dëgjojnë urdhrat e tyre, atëherë do t’ua lëshojnë serbët në qafë.

Ndërkaq, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), për rajonin e Mitrovicës, Halit Barani, ka deklaruar se vetë ushtarët francezë të KROF-it u kanë ndihmuar kriminelëve serbë që të veprojnë në veri, e çka është më e keqja, sipas tij, se edhe vetë ushtarët francezë kanë bërë krim në veri, raporton KosovaPress.

Kurse për nënkryetarin e Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti, gjendja faktike në veri ka ardhur si pasojë e spastrimit etnik që kanë bërë serbët nga shqiptarëve në shkurt të vitit 2000.

Hysen Murtezaj, ka rrëfyer sot para një audience për përjetimet e tij nga kriminelët serbë dhe ushtarët francezë të KFOR-it pas luftës në Kosovë.

Ai ka thënë se ushtarët francezë janë sjellë shumë keq me shqiptarët e mbetur në atë pjesë të vendit, duke u thënë atyre se nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre.

“Më vjen keq prej KFOR-it, por nuk u shpreh mirë, tha kur të kthehen serbët në atë pjesë andej do të ktheheni edhe ju këndej. Nëse ju s’na dëgjoni neve na ua lëshojmë serbët në qafë. Dhe faktikisht na e bën atë”, ka thënë ai.

Ai e ka kritikuar edhe ish-kryetarin e komunës së Mitrovicës, aktualisht ministër i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, duke thënë se kur ishin në pyetje votat dinte t’i kërkonte ato, kurse në realitet nuk i realizojë premtimet e tij, duke i gënjyer dhe zhgënjyer qytetarët e asaj ane.

Ndërkaq, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), për rajonin e Mitrovicës, Halit Barani, ka deklaruar se ushtarët francezë ishin ata që u ndihmuan kriminelëve serbë për të kryer krime në veri të Mitrovicës, e çka është më e keqja, sipas tij, se edhe vetë këta ushtarë kanë bërë krime atje.

“Ushtria franceze ishte ato që ju ndihmonte kriminelëve çetnikë serbë të kryejnë të gjitha këto krime. Kur e them këtë e kam parasysh se në Mitrovicë vetë ushtria franceze kanë kryer krime të rënda, për çka edhe KMDLNJ-ja qendra rajonale në Mitrovicë ka bërë denoncime jo njëherë për shumë francezë. Por fillimisht francezët, më 26 qershor i vejnë telat gjemborë në urën e lumit Ibër, që është në qendër të qytetit dhe prej aty kanë filluar t’i keqtrajtojnë shqiptarëve dhe të gjithë ata cilët kishim mbetur në atë pjesë e okupuar të qytetit, i kanë dëbuar me dhunë duke u thënë se këtu është Serbi, dilni në pjesën tjetër të qytetit”, ka thënë ai.

Për të gjitha këto krime që janë bërë nga serbët në veri të Mitrovicës, askush nuk është marrë së paku në pyetje. Ai ka thënë se ushtarët francezë të KFOR-it i kanë ndihmuar serbëve kriminelë në veri në krimet e tyre.

Sipas tij, kulmi i së keqes ishte në vitin 2004, kur KFOR-i francez ishte kur në praninë e tyre më 17 mars 2004 u pushkatuan në qendër të qytetit katër shqiptarë, u plagosën rëndë e lehtë rreth 100 shqiptarë.

Barani ka thënë se për 17 marsin 2004, KMDLNJ-ja i ka incizimet të cilat i patën bërë vetë KFOR-i, në të cilat shihet qartë se si një pjesë e ushtarëve francezë, i ndiqnin shqiptarët me autoblinda, përderisa serbët i thërrisnin me duar eja pas nesh.

Ndërsa, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka thënë se trazirat e shkurtit 2000, nuk kanë qenë të rastësishme, por ka qenë shumë mirë e organizuar nga qeveria e Serbisë. Sipas tij, gjendja faktike në veri ka ardhur si pasojë e spastrimit etnik që u është bërë shqiptarëve atje në shkurt të vitin 2000.

Këto deklarime u bën gjatë një tryeze të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe KMDLNJ-ja nga Mitrovicë, në lidhje me spastrimin etnik të shqiptarëve nga veriu i Ibrit përgjatë 3-4 shkurtit të vitit 2000.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit