-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Ushtaraku bullgar: Maqedonia mund të bëhet tërësisht shqiptare pa qenë nevoja e ndarjes

Më të lexuarat

Stancho Stanchev, një historian ushtarak dhe lektor në Akademinë Ushtarake në Sofje ka deklaruar se Bullgaria nuk ka patur ndonjëherë plan për ndarjen e Maqedonisë.
Por ai i tha agjencisë Fokus se kjo ide ishte hedhur 15 – 20 vjet më parë nga Ljubco Georgievski, ish –kryeministër i Maqedonisë, transmeton INA.
“Nëse më duhet të flas rreth ndarjes së Maqedonisë mes Shqipërisë dhe Bullgarisë duhet të them se nuk ka qenë ide bullgare, por e Ljubco Georgievski, sipas të cilit në këtë mënyrë do të shpëtohej pjesa e fundit e Maqedonisë.
Eksperti ushtarak thotë se duke parë zhvillimet në Maqedoni ky shtet mund të bëhet tërësisht shqiptar pa qenë nevoja e ndarjes, pasi çështja e shqiptarëve ka qenë progresive dhe me vit pas viti ata i janë afruar më shumë kufirit perëndimor bullgar.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit