Ushrimet fizike në shkallë të moderuar ulin stresin, pakësojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës e të kancerit dhe madje japin jetëgjatësi të mirë. Por cila është shkalla e moderuar e këtyre ushtrimeve?
Shkencëtarët pranë universitetit të San Diegos morrën në shqyrtim rreth 100 burra e gra që kryenin ecje me shpejtësi të ndryshme. Rezultatet e studimit tregojnë se që shëndeti të përfitojë nga ushtrimet fizike njerëzit kanë nevojë të bëjnë mesatarisht 100 hapa për një minutë ecje të shpejtë.
Ekspertët e shëndetit këshillojnë që të rriturit duhet të kryejnë fizkulturë të paktën 30 minuta në ditë për 5 ditë të javës. Gjatë ecjes, pjesmarrësve në studim u matej edhe ritmi i të rrahurave të zemrës. Gjatë vëzhgimit, ekspertët përcaktuan se një shpejtësi ecjeje prej 100 hapash në minutë shtonte rrahjet e zemrës, dhe ndryshonte metabolizmin mjaftueshëm për t’i quajtur këto ushtrime të moderuara.
100 hapa në minutë do të thotë 3 mijë hapa në 30 minuta të kohës së fizkulturës. Eksperët thonë se çdo lloj sasie ushtrimesh fizike është e mirë për shëndentin, por ecja e shpejtë, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe funksionimin e mushkërive shumë më mirë sesa ecja e ndadalshme ose normale. Në se 3 mijë hapa pa ndërprerje për 30 minuta janë shumë fillimisht, ekspertët këshillojnë që të fillohet me 100 hapa për 1 minutë për vetëm 10 minuta dhe pastaj koha të vijë duke u shtuar çdo ditë derisa të arrihet niveli i rekomandueshëm për ushtrime të moderuara; 3 mijë hapa në 30 minuta.