4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ushqimi vegjetarian është i lidhur edhe me gjasa më të vogla të zhvillimit të diabetit

Më të lexuarat

Studiuesit kanë hulumtuar ndjeshmërinë në insulinë të një grupi të personave vegjetarianë, duke i krahasuar ata me persona jo vegjetarianë.

Rezultatet kanë treguar një lidhshmëri në mes të viteve të ndjekjes së ushqimit vegjetarian dhe ndjeshmërisë në insulinë (sa më e madhe ndjeshmëria, më pak të prirë janë personat për të pasur nivel të lartë sheqeri në gjak).

Autorët e studimeve këtë efekt ia përshkruajnë nivelit të lartë të acideve të pangopura te ushqimi vegjetarian, krahasuar me ato të ngopura te ushqimi që përfshin mishin në meny.

Në këtë mënyrë, duke konsumuar yndyra më të shëndetshme, personat konsumojnë edhe më pak energji dhe më shumë fibra. Ata po ashtu kanë prirje të kenë indeks më të ulët të masës trupore.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit