Fushatë e OKB-së kundër keqpërdorimit të ushqimit: “Mendo, ha, kurse”. Në Zvicër shkojnë dëm 94 kilogramë ushqim për kokë banori, ndërsa në Indi 11 kilogramë.
Në Zvicër për çdo vit hidhen në mbeturina 94 kg ushqim për kokë banori, ndërsa në botë, një e treta e ushqimit ose gjithsej 1, 3 miliardë tonë, përfundon në mbeturina.
Kundër kësaj të keqeje Kombet e Bashkuara kanë startuar një fushatë sensibilizuese.
Zhdukja e ushqimit fillon që në prodhim, korrje, përpunim, transport, gjatë shpërndarjes dhe përfundon te konsumatorët.
Në vendet e pasura shtatë për qind të të ardhurave shpenzohen në ushqim dhe 30 për qind e ushqimit të blerë përfundon në mbeturina. Ndërsa në vendet e varfra investohen në ushqim 70 për qind ndërsa 3 për qind e tij hidhet.
Sipas të dhënave të Zyrës Federale për Bujqësi, në Zvicër shkojnë dëm 94 kilogramë ushqim për kokë banori, ndërsa në Indi 11 kilogramë.
Në popullatën botërore e cila llogaritet që deri në vitin 2050 do të arrijë nga 7 miliardë sa është tani në 9 miliardë, një praktikë e tillë e hedhjes dhe keqpërdorimit të ushqimit nuk mund assesi të arsyetohet, tha Achim Steiner drejtor i programit për ambient në kuadër të OKB-së 8 (Unep)në Gjenevë.
Përveç të hollave, në këtë rast keqpërdoren edhe toka, uji dhe puna e mundi që shpenzohet për prodhim.
José Graziano da Silva,drejtor i përgjithshëm për ushqim dhe bujqësi në kuadër të OKB-së (FAO), tërheq vërejtjen se në vendet e industrializuara, gjysma e ushqimit të hedhur ose gjithsej 300 milionë tonë në vit, është ushqim i cili është i gatshëm për konsum. Kjo është më shumë se sa i tërë ushqimi i prodhuar në anën jugore të Saharës, e që do të mjafonte të ushqeheshin mbi 870 milionë njerëz që vuajnë nga uria në mbarë botën.
UNEP dhe FAO me fushatën e tyre “Mendo, ha, kurse” ka për qëllim dhe dëshiron që industrinë e ushqimit, konsumatorët dhe shtetet t`i sensibilizojë që në mënyrë afatgjatë ta trajtojnë ushqimin ashtu siç duhet.
Edhe Zvicra e cila merr pjesë në këtë fushatë ka filluar një lloj dialogu me përgjegjësit e prodhimit dhe konsumit të ushqimit, tha Dominique Kohli nga Zyra Federale e bujqësisë.
OKB këshillon konsumatorët që të shkojnë me një listë në dyqan dhe të blejnë vetëm gjërat që u duhen e jo më tepër.
Hotelet dhe restorantet mund të kontribuojnë po ashtu duke bërë menytë me fleksibile që do të ndikonte në reduktimin e keqpërdorimit të ushqimit. /albinfo/