1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Ushqimi i pasigurtë shkakton humbje me 110 miliardë dollarë në vit”

Më të lexuarat

Sëmundjet të cilat kanë gjenezën tek ushqimi, shkaktojnë humbje me rreth 110 miliardë dollarë në vit si pasojë e mungesave në punë dhe shpenzimeve mjekësore, thuhet në publikimin e fundit të Bankës Botërore (BB), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në raportin e lëshuar të martën vonë, BB thotë se “totali i mungesës në punë në shtetet me të ardhura të ulëta dhe të mesme të shkakuara nga sëmundjet që kanë gjenezën tek ushqimi, kapin koston prej 95.2 miliardë dollarë në vit, ndërsa totali i shpenzimeve mjekësore për të trajtuar sëmundjet e tilla është vlerësuar në 15 miliardë dollarë”.

Pjesa më e madhe e këtij problemi global shfaqet në shtetet me të ardhura të vogla dhe të mesme në jug të Azisë dhe në Afrikën sub-Sahariane, thuhet në raport, sipas të cilit, shtetet në fjalë përbëjnë 41 përqindëshin e të sëmurëve dhe 75 për qind të të vdekurve të prekur nga sëmundjet që kanë gjenezën tek ushqimi.

Duke theksuar se ushqimi i pasigurtë rrezikon më së shumti fëmijët e vegjël, raporti nënvizon se ndonëse fëmijët e moshës nën 5 vjeçe përbëjnë vetëm 9 për qind të popullsisë botërore, kapin rreth 40 përqindëshin e sëmundjeve ushqimore dhe 30 për qind të vdekjeve që kanë gjenezën tek sëmundjet nga ushqimi.

Në raportin e publikuar, Banka Botërore thotë se këto sëmundje mund të parandalohen duke ndërmarë masa preventive.

“Menaxhimi më i mirë i sigurisë së ushqimit do të kontribuojë ndjeshëm drejt arritjes së Qëllimeve të Qëndrueshme Zhvillimore, veçanërisht atyre që lidhen me varfërinë, urinë dhe mirëqenien.

Drejtori i Departamentit Praktika Globale e Ushqimit dhe Bujqësisë në BB, Juergen Voegele, thotë se fermerët, industria ushqimore dhe kapitali njerëzor mund të përmirësohen nëse vendosin theksin tek siguria lokale e ushqimit.

“Fundja, ushqimi i sigurtë është thelbësor për të ushqyer një fuqi punëtore të shëndoshë, të arsimuar dhe elastike”, shtoi ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit