0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ushqimi dhe elementet qe luftojne lodhjen

Më të lexuarat

Femijet, puna, studimet, shtepija, rutina e perditshme dhe nje liste e gjate me probleme nga me te ndryshmet perbejne nje kalvar stresoresh qe ju bejne te ndiheni te rraskapitur. Ajo qe duhet te beni eshte te uleni ne tavolinen e ngrenies dhe te rifitoni energjite dhe humorin e duhur.

Sipas dietologeve dhe speciualisteve te shendetit jane tre grupime kryesore me elemente qe ndihmojne te largohet lodhja dhe te fitohen energjite e nevojshme.

1. Oligomineralet- Ketu futen element te tille si magnezi, hekuri, kaliumi, fosfori, zinku dhe bakri. Ushqimet qe duhet te konsumojme per te sigururar keto element jane cokollatat fondente, ndryshe te njohura si cokollatat e hidhura, bizelet, perimet, frutat e thata, integralet, ushqimet me origjine shtazore, luleshtrydhet, frutat e detit, vezet, bananet, kajsite, pulat, arrat, bajamet, etj. Keto jane te domosdoshme per te permiresuar transmetimin korrekt te impulseve nervore, funksionimin e muskujve, sigurimin e energjive, sintetizimin e homoglobines dhe te mielines.

2. Vitaminat- Me te dobishme jane grupi i vitaminave B, vitamina D dhe vitamina E. Nder me te cmuarat nga grupi i vitaminave B jane B12 dhe B5. E para sherben per te aktivizuar prodhimin e rruazave te kuqe dhe lufton yndyrnat duke i kthyer ne energji per organizmin tone. E dyta njihet si vitamina antistres sepse merr pjese ne funksionimin e sistemit imunitar dhe gjendrave mbiveshkore, te cilat prodhojne kortzolin, qe eshte nje nga hormonet me te rendesishem kunder lodhjes. Kryesisht vitamina B12 gjendet te ushqimet me origjine shtazore dhe nenproduktet e tyre si edhe te mjalti dhe dritheri . Me bollek kete vitamine e gjejme te qumeshti, melcia, e bardha e vezes dhe peshku.Vitamina D, e cila sherben per te rifituar energjite gjendet te vajrat bimore, vaji i merlucit dhe peshkut, zarzavatet jeshile dhe peshku.

3. Boosterat- Ketu futen te gjitha bimet qe shrojne energjine dhe forcojne imunitetin duke bere qe organizmi yne te luftoje me mire lodhjen. Ne kete grup futen te gjithe toniket stimulues dhe rigjallerues. Mjeket e ndalojne rreptesisht perdorim e tyre ne rastet kur individi vuan nga tensioni, eshte shtatezane, perdor kortizon ose ka probleme nervore/ikub/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit