2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ushqimet që duhet konsumuar, që ushtrimet të funksionojnë më mirë

Më të lexuarat

Disa këshilla çfarë duhet të hash para, gjatë dhe pas stërvitjes për të rritur efektivitetin e saj shumëfish.

Përpiqu të kapesh pas së mesmes së artë. Nuk duhet ta teprosh asnjëherë, as të bësh stërvitje me stomakun bosh, të dyja janë të pashëndetshme. Duhet të dish që trupi do të tresë ushqimin e fundit që ke ngrënë para stërvitjes, gjatë saj. Preferohet që të jetë një ushqim me shumë proteina, frut, ose ushqim që përmban fibra. Proteinat shtazore ndihmojnë në ndërtimin e muskujve, frutat dhe produktet e pasura me fibra do të ndihmojnë për të nxitur procesin e pastrimit në trupin tënd.

Ushqime që mund të hash 2-3 orë para stërvitjes: Sanduiç me djathë dhe mollë, një shufër me drithëra ose qumësht dhe frut, sallatë jeshile me pulë ose ton, bukë të zezë drithërash, kos dhe frut, arra, lëng natyral i shtrydhur.

Gjatë stërvitjes

Kur bën ushtrime, uji është i pari. Mos harro të kesh afër një shishe me ujë, aq të madhe sa të mos të lërë të dehidratohesh. Uji duhet për të ndihmuar trupin të ruajë përbërësit ushqyes dhe të prodhojë glukozë, karburantin natyral të trupit.

Ushqime të pasura me glukozë: Lëng natyral frutash, banane ,rrush i thatë dhe fruta të tjera të thata

Pas stërvitjes

Koha menjëherë pas stërvitjes është shumë e rëndësishme, sepse trupi nis të ndryshojë në ndikimin e ushtrimeve të fundit fizike. Ritmi i metabolizmit shpejtohet dhe muskujt e tu pësojnë shndërrime të mëdha.

Produkte që do të ndihmojnë të rekuperosh energjitë pas ushtrimeve: Perime të freskëta ose të gatuara pak, çdo lloj mishi pa yndyrë ose peshk, sallatë jeshile mikse.

Nuk duhet të kesh një dietë të kufizuar për hir të stërvitjes. Thjesht ha sa më shumë ushqime të shëndetshme për një jetë më të shëndetshme!

(AK)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit