2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Ushqimet për pjesë të caktuara të trupit, ngjashmëritë e formave

Më të lexuarat

Nuk ka dyshim që ushqimi i shëndetshëm mund të ndihmojë shëndetin e tërësishëm. Por, kur bëhet fjalë për ushqimin i cili u bën mirë pjesëve të caktuara të trupit, madje edhe shkenca mbetet e befasuar dhe pa tekst.
Kështu, ka ushqime që të kujtojnë pjesë të caktuara të trupit dhe veçanërisht janë të shëndetshme për ato pjesë të trupit. Edhe pse të gjithë ato ushqime janë të mira për shëndetin e organizmit në tërësi, ato megjithatë dobinë më të madhe e tregojnë në pjesët të cilat na i kujtojnë.
Herbalistët qysh para 200 vitesh bimët i kanë krahasuar me pjesë të trupit dhe në to kanë gjetur veçori shëruese. Shkencëtarët e kanë konsideruar këtë gjë besëtytni, sepse nuk kanë mundur të gjejnë dëshmi që forma dhe ngjyra e bimës mund të ndihmojnë në zbulimin e synimeve mjekësore të bimëve. Megjithatë, pasi që shkenca po i kushton gjithnjë e më shumë kohë hulumtimit të dobive shëndetësore nga disa ushqime, po dëshmohet gjithnjë e më shumë se herbalistët e lashtë kanë pasur të drejtë.

Karota për sy
Preni një copë karotë dhe vini re ngjashmërinë me sytë. Nëse copën e karotës e shikoni pak më mirë, do të shihni që ka linjat që përkujtojnë bebëzën dhe iridën. Karota është e pasur me vitamina dhe antioksidante. Antioskidantët janë të domosdoshëm për shëndetin e syve. Po ashtu përmban karotenoid i cili quhet beta karoten, ndërsa atë trupi e shndërron në vitaminë A, i cili është kyç për ruajtjen e shikimit të mirë.
Vitamina A do t’i ndihmojë syrit që më lehtë t’i përshtatet ndryshimeve të dritës. Po ashtu do të lagë syrin dhe në këtë mënyrë do të përmirësojë mprehtësinë e syrit. Konsumimi i rregullt i karotës do të reduktojë rrezikun nga zhvillimi i kataraktit dhe degjenerimit makular i cili është shkaku kryesor i verbërisë tek personat më të moshuar.

Arra për trurin
Linjat dhe “relievi” i sipërfaqes së arrës na kujtojnë spiralet dhe brazdat e trurit. Forma e arrave në mënyrë befasuese përkujton formën e trurit. Arra është e ndarë në dy pjesë, ndërsa truri në hemisferën e djathtë dhe të majtë. Nuk befason fakti që arra shpesh quhet “ushqim për tru”.
Niveli i lartë i acideve yndyrore omega 3 do të përmirësojë funksionet kognitive të trurit. Me konsumimin e tyre, do të parandaloni hipetaktivitetin, depresionin, humbjen e kujtesës, çrregullimin e gjumit dhe aftësinë e dobët të zgjidhjes së problemeve.

Selino për eshtra
Kërcelli i gjatë dhe i payndyrshëm i selinos përkujton eshtrat, ndërsa selino është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shëndetin e eshtrave. Është burim i shkëlqyeshëm i fitonutrientëve, mineraleve dhe vitaminave të cilat përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm dhe veçanërisht shëndetin e eshtrave.
Selino në vete përmban 23 për qind silic i cili luan rol të rëndësishëm në ndërtimin e eshtrave, nyjave, thonjve të fortë dhe flokëve. Selino është i pasur me kalium i cili është shumë i rëndësishëm për shfrytëzimin e drejt të kalciumit në eshtra, me çka përmirësohet shëndeti i eshtrave dhe parandalohen thyerjet. Niveli i lartë i kalciumit në selino do të absorbohet në mënyrë të duhur me ndihmën e kaliumit, ndërsa kalciumi do të reduktojë rrezikun nga humbja e masës kockore.

Avokado për mitrën
Nëse shikoni avokadon të prerë në gjysmë, sigurisht që do të vini re që me pamje përngjan me mitrën. Avokado është burim i shkëlqyeshëm i acidit folik, ndërsa është vërtetuar që acidi folik redukton rrezikun nga displazia cervikale.
Avokado mund të mbrojë shëndetin e mitrës dhe fytit të mitrës. Një avokado në javë do të balancojë nivelin e estrogjenit në trup dhe reduktojë peshën e tepërt pas lindjes, por edhe të parandalojë kancerin e qafës së mitrës.

Guaska për testikujt
Nëse me kujdes i shikoni guaskat, do të vëreni se si forma e tyre përngjan me testikujt. Guaskat janë burim i shkëlqyer i acidit folik, zinkut, hekurit, acideve yndyrore omega 3, proteinave dhe kolesterolit të mirë. Janë të shkëlqyeshme për shëndetin e përgjithshëm dhe veçanërisht për shëndetin e testikujve.
Konsumimi i guaskave do të ndihmojë te përmirësimi i kualitetit të spermës dhe me këtë do të ndihmojë edhe tek përmirësimi i fertilitetit. Guaskat do të nxisin krijimin e testosteroneve, reduktojnë rrezikun nga krijimi i kancerit të prostatës dhe përmirësojnë shëndetin e organeve reproduktive në përgjithësi.

Grejpi për gji
Ngjashmëria e formës së rrumbullakët të grejpit ose limonit me gjinjtë tregon që grepi me të vërtetë ka efekt të shkëlqyeshëm në shëndetin e tyre. Grejpi është burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C, limonoidit dhe antioksidantit likopen.
Për shkak të materieve të shumta ushqyese, grejpi është i shkëlqyeshëm për reduktimin e gjendjeve inflamatore, është i mirë për shëndetin kardiovaskular dhe reduktimin e radikaleve të lira të cilat ndikojnë në krijimin e qelizave kancerogjene. Konsumimi i rregullt i grejpit do të përmirësojë shëndetin e gjinjve dhe reduktojë rrezikun nga krijimi i kanceri i gjirit.

Domatet për zemër
Preni domaten në gjysmë dhe do të shihni shumë dhomëza që përkujtojnë në strukturën e zemrës. Likopeni në domate redukton rrezikun nga krijimi i sëmundjeve të zemrës. Fitonutrientët që gjenden në domate e bëjnë këtë ushqim të mirë për zemër dhe sistemin kardiovaskular.
Domatet e freskëta do të ndihmojnë të reduktoni nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve. Përveç kësaj, përbërësit e domates parandalojnë krijimin e mpiksjeve të gjakut të cilat janë një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve të zemrës. Nëse domatet e freskëta i përzieni me vaj ulliri, veçoritë shëruese të domateve do të jenë shumë më të mëdha.

Xhenxhefili për stomak

Çdokush që ka konsumuar lëng xhenxhefili derisa ka ndier dhimbje në stomak, me siguri është vërtetuar në veçoritë tij shëruese. Rrënja e xhenxhefilit me pamjen e vet defenetivisht përkujton në formën e stomakut dhe siç duket ka edhe shumë përparësi shëndetësore për shëndetin e tij.
Xhenxhefili ka veçori antioksidante, largon ngërçet, ndihmon tek të përzierat, të vjellat dhe çrregullimet tjera tretëse. Po ashtu është dëshmuar që xhenxhefili ngadalëson zhvillimin e qelizave të kancerit të sistemit tretës.

Patatja për pankreasin
Forma e zgjatuar e patates së ëmbël në të vërtetë të kujton pankreasin. Pankreasi prodhon enzimat që ndihmojnë te tretja e proteinave dhe yndyrave. Prodhon insulinë e cila ndihmon tek rregullimi i sheqerit në gjak, burimi kryesor i energjisë së organizmit në tërësi.
Beta karotenet gjenden në patate dhe atë në sasi të mëdha, përmirësojnë shëndetin e pankreasit dhe mbrojnë nga dëmtimet qe mund të krijohen nën ndikimin e kancerit dhe plakjes.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit