-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Ushqimet më të mira verore

Më të lexuarat

Nuk keni nevojë ta shpenzoni një pasuri të tërë për t’i shijuar ushqimet e shëndetshme dhe të shijshme verore.
 
Vera na sjell një numër të madh të ushqimeve të cilat fshehin veti të mrekullueshme shëruese.
 
Avokadoja – Ka sasi të madhe të acideve yndyrore omega 3 të cilat e përshpejtojnë djegien e yndyrës dhe përmirësojnë punën e metabolizmit. E përmirëson shëndetin e sistemit vaskular, transmeton Koha.net. Avokadoja përmban substanca ushqyese të cilat e reduktojnë rrezikun e kancerit dhe përmirësimin e funksionit të mëlçisë, e cila është vendimtare në detoksifikimin e trupit.
 
Frutat kokërr – Ekzistojnë lloje të ndryshme të frutave kokërr, por me asnjërën nuk do të gaboni. Secila prej tyre është e pasur me substanca ushqyese dhe përmban antioksidantë të cilët e zvogëlojnë nivelin e radikaleve të lira në trup dhe e zvogëlojnë rrezikun e kancerit. Disa lloje të frutave kokërr përmbajnë antocianine, të cilat janë të fuqishme në mbrojtjen kundër sëmundjeve të trurit, dhe kuercetinën e cila ndihmon në lehtësimin e simptomave të frymëmarrjes dhe dhimbjeve në nyje.
 
Rrushi – Rrushi ngjyrë vjollcë apo i kuq është një burim i shkëlqyer i kuercetinës, për të cilën është dëshmuar se e redukton rrezikun nga shfaqja e depresionit, përmirëson funksionin e trurit dhe i largon simptomat e astmës. Ai gjithashtu përmban resveratrol, i cili ka shumë përfitime shëndetësore. Zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe rrit jetëgjatësinë. Rrushi ka gjithashtu aktivitet antikancerogjen dhe ndihmon në ndërtimin dhe forcimin e eshtrave.
 
Perimet me gjethe të gjelbra – Janë të pasura me vitamina, minerale, klorofil, fitonutriciente dhe enzima. Perimet me gjethe të gjelbra definitivisht e meritojnë një vend në dietën tuaj. Sa më e mbyllët të jetë ngjyra, aq më shumë përmbajnë vlera ushqyese. Kjo është veçanërisht e vërtetë për klorofilin i cili ua jep ngjyrën e gjelbër perimeve. Shumica e perimeve me gjethe të gjelbra përmbajnë sasi të mëdha të kalciumit dhe magnezit, të cilat ndihmojnë në ndërtimin dhe forcimin e eshtrave, zhvillimin e indeve të muskujve dhe relaksimin e sistemit nervor.
 
Kumbullat – Kumbullat kanë veti të shkëlqyera antioksiduese. Ato e zvogëlojnë nivelin e radikaleve të lira të cilat shfaqen nën ndikimin e shprehive jo të shëndetshme të jetesës dhe faktorëve të dëmshëm të mjedisit. Kumbullat ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave dhe indeve të lëkurës, duke përfshirë edhe qelizat e trurit.
 
Domatet – Janë burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe likopenës. Likopena ka ndikim antikancerogjen dhe është dëshmuar se e ngadalëson plakjen. Madje edhe niveli i ulët i likopenës do të ketë një efekt të shkëlqyeshëm në shëndetin tuaj, transmeton Koha.net. Vitamina C është e nevojshme për rigjenerimin e lëkurës dhe forcimin e sistemit imunitar, dhe gjithashtu ka aktivitet antioksidues.
 
Shalqiri – Edhe pse domatet janë burimi më i njohur i likopenës, shalqiri është po ashtu një burim i shkëlqyeshëm i likopeneve. Ai përmban substanca që mbrojnë kundër kancerit, ngadalësojnë plakjen e lëkurës, e rrisin jetëgjatësinë dhe e zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe sistemit të qarkullimit të gjakut. Shalqiri është një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe beta karoteneve. Për të është dëshmuar se e stimulon detoksifikimin e trupit.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit