Mënyra sesi ushqehet një grua gjatë shtatzanisë ndikon në zhvillimin e fetusit, në lindjen dhe gjendjen emocionale të gruas. Nevojat për proteina, vitamina dhe kripëra minerale dyfishohen duke filluar nga dita e parë e shtatzanisë.
Konsumoni fibrat pasi janë të shëndetshme dhe ndihmojnë që gjatë shtatzanisë gruaja të mos marrë më shumë kilogram se sa duhet.
Për të qenë të hidratuara, pini vazhdimisht ujë dhe konsumoni zarzavate dhe fruta të stinës.
Dieta nuk duhet të ketë shumë proteina, pasi ato rritsin nxehtësinë që çlirohet nga trupi gjatë tretjes dhe vështirësojnë përballjen me temperaturat e larta. Prandaj gjatë kësaj periudhe konsumoni me shumë peshk, mish, bishtajore.
Shmangni pijet freskuese që nuk janë të shëndetshme, sidomos pijet freskuese me gaz.
Nëse ju pëlqen akullorja, nuk duhet tepruar pasi akullorja është një ushqim sa i shëndetshëm aq edhe i dëmshëm.