Një USB flash me 1TB? Sinqerisht, në fillim kemi dyshuar por kjo është pajisja qe Kingston Technology Company ka njoftuar në një komunikatë për media gjatë CES 2013.
“Linja e re DataTraveler HyperX Predator 3.0 u mundëson përdoruesve për të ruajtur të gjithë botën e tyre digjitale në një disk portativ USB Flash 3.0. Kapaciteti i madh dhe shpejtësia e transferimit e shpejtë USB 3.0 do të mundësoj përdoruesve të kursejnë kohë, duke modifikuar fotografitë si dhe filma HD direkt nga flash disku pa ndonjë vonesë në performancë.”
Kingston është duke pretenduar se do të fillojë shitjen më vonë (në qerekun e parë), në fillim do të shes versionet deri 512GB duke nisur nga 32GB me performancë në lexim/shkrim 150 MB/s dhe 70 MB/s. DataTraveler HyperX predator 3.0 premton lexim/shkrim shpejtësi deri në 240MB/s dhe 160 MB/s respektivisht në modelet me 512GB dhe 1 TB dhe vlen të përmendet që ka kaluar me sukses certifikimin SuperSpeed USB 3.0.
Përdoruesit të cilët punojnë me video HD apo edhe grafikë dhe fotografi nëse janë të interesuar të jenë pronar i një nga dy modeleve kryesore, duhet të këshilllojmë që çmimi i USB-së 512GB është tronditëse jo më pak se 1,750 $. |ameble|