Muavi bin Ebi Sufjan, ky sahabi i shquar për butësi dhe urtësi, një ditë tha një fjalë të madhe:
“Unë nuk e vë shpatën atje kur mund ta vë shkopin, sikur që nuk e vë shkopin atje ku mund ta vë gjuhën. Sikur ndërmjet meje dhe njerëzve të mos kishte tjetër gjë që na mban bashkë vetëm se një fije floku, do ta mbaja; nëse ata e tërheqin, unë do ta lëshoja, e nëse ata e lëshojnë, unë do ta tërheqja.”
Përkujdesuni për shoqërinë tuaj dhe zgjidhni ata siç i zgjidhni pemët më të mira. Jeta meriton të kalohet me shokë besnikë. Ndejat me burra janë pasuri më e madhe se çdo gjë tjetër.
Kjo fija e flokut të Muaviut është diç që, në këtë vorbull zhvillimesh të paqëndrueshme shoqërore, njerëzit po e harrojnë. Njeriu më i mençur është ai që e kupton atë dhe e trajton siç duhet. Kështu, njerëzit i mbesin miq ndërsa dashuria, respekti dhe mirëkuptimi ndërmjet tyre nuk mungojnë.
Përshtati: Sedat Islami