3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Urtësia e ligjërimit të muajit të Ramazanit

Më të lexuarat

1- Realizimi i adhurimit: Allahu i Madhëruar i ka udhëruar robërit e Tij, që të agjërojnë muajin e Ramazanit, për të realizuar qëllimin e krijimit të tyre, pra adhurimin e Allahut të Madhëruar: “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë”. [Dhariat: 56].

2- Arritja e përkushtimit: Allahu i Madhëruar e ka ligjëruar agjërimin, me qëllim që besimtari të arrijë përkushtimin. Ai thotë: “O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu siç u ishte urdhëruar edhe atyre para jush, që të jeni të përkushtuar”. [Bekare: 183]. Përkushtimi përfshin kryerjen e çdo pune të mirë dhe largimin nga çdo punë e keqe. Besimtari i përkushtuar e mbron veten e tij nga eshpi dhe pasioni, ndërsa shejtani xhind dhe shejtani njeri e kanë humbur shpresën se do t`ia pushtojnë zemrën dhe mendjen. Besimtari i përkushtuar e ka zemrën të mbushur me dashuri ndaj Allahut të Madhëruar, ka bindjen e sigurt se do të takohet me Të, ka frikë nga ndëshkim i Tij dhe lakmon Xhenetin e Tij. Allahu i Madhëruar thotë: “Ky është Xheneti që Ne ua japim në trashëgim robërve Tanë të përkushtuar”. [Merjem: 63].

3- Agjërimi qetëson shpirtin: Kush agjëron, largohet nga e keqja – duke thyer çdo lakmi të shpirtit dhe çdo ndikim që ka në gjymtyrë. Agjërimi e dobëson forcën e gjymtyrëve. Një fjalë thotë: “Kur nefsi është i uritur, të gjitha gjymtyrët ngopen dhe kur nefsi ngopet të gjitha gjymtyrët janë të uritura”.

4- Agjërimi mbjell ndjenjën e mëshirës dhe dhembshurisë në zemrën e besimtarit: Nëse një person ndjehet i uritur për shkak të agjërimit, ai do ta përjetojë herë pas here këtë ndjenjë. Kështu ai do të tregohet më i dhembshur dhe më i butë me njerëzit në nevojë.

5- Agjërimi barazon njerëzit: Ai që agjëron, është i ngjashëm me të varfërit dhe Allahu i Madhëruar e lartëson gjendjen e këtij personi. Një person hyri tek Bishr El Hafi dhe e gjeti atë duke u dridhur. Ishte stina e dimrit. Personi u habit, pasi në mur kishte shumë rroba. Ai pyeti: “A në këtë kohë i ke hequr rrobat”? Bishri tha: “O vëlla! Dola në qytet dhe pashë shumë të varfër që dridheshin. Unë nuk kisha mundësi që t`i ndihmoja, prandaj po barazohem me gjendjen e tyre si shenjë solidariteti me ta”.

Disa nga objektivat e agjërimit

1- Zbatimi i urdhërit të Allahut të Madhëruar dhe nënshtrimi ndaj Tij.

2- Realizim i përkushtimit, ruajtja nga çdo e metë, sëmundje trupore, shpirtërore dhe sociale.

3- Mbyllja e portave të shejtanit, gjë që ndikon një shmangien e mëkateve, ligësive dhe pakësimin e tyre.

4- Solidarizimi me të varfërit dhe nevojtarët.

5- Përkujtimi i brengave të Ahiretit dhe gjendjeve që do të përjetohen për shkak të etjes dhe urisë ekstreme në Mahsher dhe Xhehenem.

6- Stërvitja e agjëruesit me durim, për të qenë i gatshëm që të sakrifikojë dhe të përballojë vështirësitë dhe dhimbjet e jetës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit