Është pyetur shejh Ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë:
S’ka dyshim se agjërimi ka domethënie të larta dhe të mëdha, andaj edhe ju pyesim shkëlqesia juaj, cila është urtësia e agjërimit?
Përgjigje: qëllimi i agjërimit është afrimi te Allahu duke lërë pasionet për të cilat ka nevojë, në shenjë respekti për Allahun, shfaqje të madhërimit karshi Tij dhe duke iu afruar Atij me zbatimin e ligjeve të Tija. Allahu do që robërit e Tij ti afrohen duke lërë ato gjëra që ua do shpirt në shenjë respekti dhe afrimi tek Ai. Është e natyrshme që njeriu të do ushqimin, hajën dhe pijen, marrëdhëniet intime me gruan e vet, kurse Allahu i Madhërishëm e ka obliguar ti lërë këto gjëra në ditët e agjërimit, për t’iu afruar Atij, si sprovë dhe test, se vallë do i jep përparësi gjërave që i do Allahu para atyreve që i do epshi i tij! E nëse i jep sukses Allahu që t’i jep përparësi gjërave që i do Allahu dhe i respekton urdhërat e Tij, duke e ruajtur agjërimin e tij nga ajo që ia ka ndaluar Ai, atëherë kjo është argument i besimit të fuqishëm që ka, bindjes së fuqishme dhe dëshirës së flakët për të fituar atë që është te Allahu.