2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Urtësi të harruara: Duke shërbyer me dashuri, gjejmë rehatinë dhe gëzimin!

Më të lexuarat

– Drejtësia mund të shkelet, por vetëm përkohësisht;

– Disa njerëzve mund t’u ndihmohet vetëm në atë mënyrë duke mos u ndihmuar fare;

– Dënimi më i rëndë për gënjeshtarin është që të mos i besohet edhe kur e thotë të vërtetën.

– Delja blegëron kur është e etur, ndërsa njeriu kur është i dehur.

– Sikur qeni, ashtu edhe disa njerëz kërcejnë në çdo gjë të re dhe të panjohur;

– Kush gjen një mik sot, është sikur ta ketë gjetur thesarin;

– Jeta u takon atyre që guxojnë;

– Ekzistojnë fëmijë shumë të varfër të cilëve prindërit nuk iu kanë dhënë asgjë përveç parave;

– Duke shërbyer me dashuri, gjejmë rehatin dhe gëzimin;

– Shumë lehtë është të durosh problemet e tjetrit, sidomos nëse ke kulm mbi kokë dhe një kuletë të mbushur;

–  Me vrazhdësinë dhe xhelozinë tonë nuk tregojmë asgjë tjetër përves se varfërinë tonë shpirtërore;

– Nëse ndërtojmë mure në vend të urave, nuk guxojmë të ankohemi nga vetmia;

– Ka njerëz që arritja më e madhe e tyre është kritika dhe nënçmimi i sukseseve të tjetrit;

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit