Për shkak të mungesës aktuale të furnizimit me ujë në sistemin publik, Komuna vlerëson si të nevojshme paraqitjen e masave emergjente, në mënyrë që të sigurojë ujë të pijshëm të mjaftueshëm për popullatën gjatë periudhës emergjente.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti duke vepruar në pajtim me dispozitat e neneve 13 dhe 58 të Ligjit nr.03/L-140 për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës”, nr.28/2008), dispozitat e Rregullores për shërbimet komunale, 01. Nr. 352-1934, dt. 28.07.2013, dhe dispozitat e nenit 53 të Statutit të Komunës së Prishtinës 01. Nr. 110-391, dt. 25.02.2010, më 15 janar 2014, nxjerrë Urdhëresë për kufizimin e shfrytëzimit të ujit të pijshëm.
Ky vendim vlen prej datës së sotme, 16 janar 2014, deri më 30 shtator 2014.
Referuar kësaj Urdhërese, Inspeksioni do të shtojë punën monitoruese konform masave të emergjencës, dhe në rastet të evidentimit të shkeljeve do të ketë penalizime të cilat janë 150 euro për personat fizikë dhe 300 euro për personat juridik.