3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Urbanizimi nuk sjell vetëm të mira: Në metropole shpirti vuan

Më të lexuarat

Më shumë se gjysma e popullsisë së botës jeton ndërkohë në qytete. Banorët e qyteteve të mëdha sëmuren më shpesh mendërisht.
Jeta në një qytet të madh të rëndon shpirtin. Këtu njerëzit vuajnë shumë më tepër nga çrregullime psikike si ankthe, depresione dhe madje edhe skizofreni se sa në fshat. Zhurma e vazhdueshme, mungesa e hapësirave, dhe stresi luajnë në këtë mes një rol të rëndësishëm.

Këtyre u shtohen stresi social, pra ndjenja e të qënit i izoluar në mes të një turme njerëzish që nuk i njeh.
Po cilat janë saktësisht shkaqet që i bëjnë ata që banojnë në qytete të mëdha që të sëmuren mendërish? Një grup shkencor pranë Institutit Qendror të Shëndetit Mendor në Mannheim nën drejtimin e psikiatrit Andreas Meyer-Lindenberg, po merret me këtë çështje, e cila po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme.
“Sipas vlerësimeve deri në vitin 2050 dy të tretat e popullsisë së botës do të jetojë në qytete. Pra njerëzimi ka përpara një ndryshim shumë, shumë të madh social-mjedisor,” – thekson prof. Andreas Meyer-Lindenberg.
Ndryshime mes banorëve të fshatit dhe të qytetit
Studiuesit mendojnë se njerëzit që jetojnë në qytet dhe reagojnë ndryshe ndaj stresit nga ata që jetojnë në fshat. Për të vërtetuar këtë tezë ata kanë bërë ekzaminime me ezhe koke dhe kanë parë regimet e sektorëve të ndryshëm të trurit. Personat që morën pjesë në eksperiment ju nënshtruan situatash të qëllimshme stresi, për të parë se cilët sektorë të trurit reagojnë. Në pah doli sidomos një sektor, i ashtuquajtuar amygdala.
Banorët e fshatrave më pak të ndjeshëm ndaj stresit

“Amygdala, është një lloj sensori për rreziqet. Nëse rreth nesh ndodh diçka e rrezikshme apo shqetësuese, amygdala ndizet dhe shkakton reagime në formë frike, apo reagime me arratisje ose me kundërpërgjigj, fright of fight, siç thuhet në anglisht. ” thotë prof. Andreas Meyer-Lindenberg.
Në këtë sektor të trurit, studiuesit konstatuan se ai reagon ndryshe në varësi të mjedisit ku jetojnë pjesëmarrësit në eksperiment.
Nga pamjet e ezhesë duket se kjo zonë reagon ndryshe tek ata që jetojnë në fshat dhe në qytet. Tek banorët e fshatrave kemi aktivitet shumë, shumë të ulët. Në një qytet të vogël, por me më tepër banorë se një fshat, ne shohim një aktivizim të mesëm. Te njerëzit që jetojnë në një qytet të madh shohim një aktivizim shumë të madh.” – sqaron psikiatri Andreas Meyer-Lindenberg.
Banorët e fshatrave janë pra më pak të ndjeshëm ndaj stresit. Edhe dikush që ka lindur në fshat, është më pak i ndjeshëm ndaj stresit. Sa më gjatë që një person e ka kaluar fëmijërinë e tij në qytet, aq më shumë është ai i prirur për t’u stresuar.
Si mund të reduktohet stresi i qyteteve të mëdha?
Studiesit po merren tani me çështjen, se si mund t’i organizojmë dhe t’i planifikojmë qytetet në mënyrë të atillë që njerëzit të jetojnë në to më të relaksuar dhe të shëndetshëm.
“Vërtetë që ne mund të bëjmë diçka në këtë drejtim, për shembull, përmes shpërndarjes së hapësirave të gjelbra dhe aspekte të tjera, të cilat besojmë që janë të rëndësishme.

Këto do të ishin në të vërtetë masa për parandalimin e sëmundjeve psikike. Planifikimi i mirë urban ndikon drejtpërdrejtë tek shëndeti mendor.” – sqaron psikiatri Andreas Meyer-Lindenberg.
Por edhe vetë qyetarët e stresuar mund të bëjnë diçka për të mbrojtur veten. Për shembull të meditojnë. Studimet kanë treguar se meditimi e largon stresin nga jeta e përditshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit