2.6 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

“Ura e Londrës bie poshtë!”, planifikohet çfarë do të ndodhë pas vdekjes së Mbretëreshë Elizabetës

Më të lexuarat

Mbretëresha Elizabetë II në Britaninë e Madhe është subjekt i një projekti të startuar që në vitin 1960. Bëhet fjalë për një projekt të quajtur “Ura e Londrës bie poshtë”, që do të hyjë në fuqi menjëhërë në momentin që mbretëresha do të ndërrojë jetë.

Nuk tingëllon këndshëm, por Mbretëresha më e famshme në Tokë është aktualisht 92 vjeç dhe për anglezët vdekja e saj është diçka krejt e natyrshme që do të vijë një ditë, sado e trishtueshme mund të jetë.

Por çfarë do të ndodhë pas vdekjes së një prej personaliteteve më të rëndësishëm në histori?

Periudha e zisë

Në momentin që vdekja e Mbretëreshës do të njoftohet, sipas projektit në fjalë është programuar një periudhë zie prej 12 ditësh. Pritet të jetë e përmasave tepër të mëdha dhe do të përfshijë si popullsinë, ashtu dhe mediat, politikën dhe bankat më të mëdha të Londrës, që sipas parashikimeve do të shkaktonte kosto vertet të mëdha tek ekonomia dhe shkembimi monetar.

Si do të merret vesh?

Gjithçka do të variojë nga situata dhe shkaqet e vdekjes. Qoftë sëmundje apo shkaqe natyrore, televizonet kanë patentën e shfaqjes së lajmit që në orët e para të mengjesit. Sipas projektit në fjalë, është televizioni BBC, i cili ka marrë përsipër të informojë ngjarjen, më pas mediat private kanë të drejtën e marrjes së informacionit. Gjithashtu paralajmërohet se do të ndalohen të gjitha emisionet humoristikë në televizion dhe nuk do të rifillojnë deri pas funeralit të Mbretëreshës.

Një monark i ri…

Ashtu siç ka funksionuar deri tani, pas vdekjes së nënës së tij, Princi Charls do të emërohet Mbreti Charls III (vetëm nësë ai nuk vendos ta ndryshojë këtë titull.) Perveç tij do të ndryshojnë dhe postet e trashëgimtarëve të tjerë sipas një dokumentacioni përkatës.

Funerali dhe varrosja

Sipas projektit, trupi i Mbretëreshës Elizabetë do të qëndrojë në publik, në sallën Westmister për 23 orë deri në momentin e funeralit. Funerali do të kryhet i shoqëruar me ceremoninë përkatëse. Pjesëmarrësit në funeral mendohet të kalojnë shifrën e 200.000 personave, ku nuk do të mungojnë drejtues dhe liderë nga e gjithë bota.

Pas funeralit, trupi do të varrosët dhe mendohet se kjo do të ndodhë pranë varrit të babait të saj Mbretit George VI në Windsor.

Pas kësaj ngjarjeje, do të caktohet një datë për kurorëzimin e djalit të saj dhe për marrjen e postit të ri.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit