10.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

UP, THEMELOHET KOMISIONI PËR ZGJEDHJEN E REKTORIT

Më të lexuarat

Senati i Ri i Universitetit të Prishtinës në mbledhjen e mbajtur sot, ka zgjedhur Komisionin e përbërë prej pesë anëtarëve për zbatimin e zgjedhjeve për rektor të UP-së.

“Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar u bën pesë propozimet (katër nga radhët e stafit akademik dhe një nga radhët e studentëve) për anëtarë të Komisionit për zbatimin e zgjedhjeve për rector”, thuhet në një njoftim të lëshuar nga zyra për informim e UP-së.

Me aklamacion të votave u aprovuan nga Senati i UP-së të pesë anëtarët dhe ata janë:

1. Prof. ass. Bujar Dugolli

2. Prof.asc. Shpresa Hoxha

3. Prof.dr. Agni Dika

4. Ass. Avni Puka

5. Arian Janova, student

“Ky Komision ka për detyrë që në bazë të akteve normative në fuqi të konstatoj se kandidatët e paraqitur për rektor janë të kualifikuar dhe i plotësojnë kushtet formalo – juridike të parapara me konkurs dhe ta hartoj një raport me shkrim i cili do t’i dorëzohet Këshillit Drejtues të UP-së. Rektori i universitetit të Prishtinës do të zgjidhet nga Këshilli Drejtues me shumicën absolute të numrit të përgjithshëm të votave pas realizmit të intervistave veç e veç me secilin candidate”, thuhet në njoftim.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit