-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

UP-ja u kërkon komisioneve recensuese të “skanojnë” punimet e dyshimta shkencore

Më të lexuarat

Konkursi i fundit për zgjedhjen e stafit akademik në Universitetin e Prishtinës, i cili gjendet në proces e sipër, mund të nxjerrë në sipërfaqe problemet me publikimet shkencore në revista të dyshimta dhe fiktive.
 
Kjo, meqë menaxhmenti aktual u ka kërkuar komisioneve recensuese që të bëjnë verifikimin e punimeve shkencore të kandidatëve, për të cilët ata duhet t’i bëjnë raportet, shkruan sot Koha Ditore.
 
Prorektori për shkencë në UP, Fetah Podvorica, ka thënë se menaxhmenti aktual e ka trajtuar edhe çështjen e publikimeve në revistat e tilla të kontestuara dhe është marrë qëndrim që në rastet kur konstatohet se punimet shkencore janë publikuar në grupin e këtyre revistave, kuadri i UP-së nuk mund t’i përdorë ato për ngritje në nivel akademik.
 
Sipas tij, kuadri i UP-së ka të drejtë të publikojë nëpër revista të ndryshme shkencore, por për avancim do t’i kërkohen punime me recension ndërkombëtar në revista të pakontestuara nga fusha e ngushtë në të cilën avancohet. kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit