1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

UNRWA: 40 fëmijë palestinezë të vrarë gjatë protestave në Gaza

Më të lexuarat

Drejtori i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) për Gazën, Mathias Shamali tha se deri më tani 40 fëmijë palestinezë janë vrarë gjatë protestave në kufirin e Rripit të Gazës.

Shamali ka mbështetur fushatën “Dorë për dore për një mjedis të pastruar nga dhuna kundër fëmijëve”, të zhvilluar në një shkollë në Gaza. Në një fjalim të mbajtur këtu ai ka bërë vlerësime në lidhje me dhunën me të cilën përballen fëmijët palestinezë.

“Vrasja nga plumbat izraelite të 40 fëmijëve palestinezë, 13 prej të cilëve ishin nxënës të UNRWA-së gjatë protestave të mbajtura në kufirin e Gazës është një nga format e dhunës ndaj së cilës fëmijët janë të ekspozuar”, tha Shamali.

“Do të vazhdojmë shërbimet tona deri në gjetjen e një zgjidhjeje rrënjësore për refugjatët”

Në lidhje me çështjen e refugjatëve, Shamali tha se “Ne duhet të arrijmë një zgjidhje të drejtë, logjike dhe përfundimtare për çështjen e refugjatëve. Ne do të vazhdojmë të ofrojmë shërbimet tona deri në gjetjen e një zgjidhjeje rrënjësore për refugjatët”.

Që nga 30 marsi i vitit 2018, palestinezët kanë organizuar protesta paqësore nën moton “Marshi i Kthimit të Madh” në kufirin e Rripit të Gazës nën pushtim me Izraelin. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza më shumë se 200 palestinezë janë vrarë në ndërhyrjen e ushtarëve izraelitë në protestat paqësore./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit