-2.5 C
Pristina
Wednesday, January 15, 2025

Universiteti ODTU në Ankara, më i preferuari nga studentët e huaj

Më të lexuarat

Universiteti Teknik i Lindjes së Mesme (ODTU-METU) vazhdon të mbetet një nga institucionet arsimore më të rëndësishme dhe rrënjësore të Turqisë dhe më të preferuar nga studentët e huaj.

Në këtë shkrim të radhës, në cilësinë e udhërrëfyesit për studentët që e huaj që duan të vazhdojnë arsimin e lartë në Turqi, do t’ju prezantojmë Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme (ODTU), i cili është një nga institucionet arsimore më të rëndësishme dhe rrënjësore të vendit.

I njohur shkurt me inicialet ODTÜ, ky universitet është një nga institucionet arsimore më prestigjioze të Turqisë dhe Ankarasë. Universiteti njihet gjithashtu edhe me afrinë nga qendra e qytetit dhe lehtësinë në transport. Gjithashtu universiteti dallohet edhe për kampusin e madh dhe të gjelbër që ka. Universiteti bën përpjekje për të dhënë një arsim të standardeve universale, dhe nga njëra synon të prodhojë, aplikojë dhe zhvilloje dije, ndërsa nga ana tjetër synon të përgatisë individë të pajisur me këto dije. OTDÜ është një universitet që me një botëkuptim bashkëkohor i ka vendosur si detyrë vetes të dalë kundër mendimeve dhe ideve steriotipe, për aq sa e lejojnë qasjet shkencore.

ODTÜ kryesisht është i fokusuar në fakultetet dhe degët teknike, por megjithëkëtë ka edhe degë sociale. Në një universitet të tillë studimet e larta ju mund ti përfundoni në një mjedis të lirë, me të cilin nuk keni për t’u ‘ngopur’. Brenda kampusit të ODTÜ për studentët ka konvikte dhe mundësi të mjaftueshme strehimi. Mensat cilësore, ku do të hani bukë, bibliotekat e pasura, ku do të studioni po ju presin. Kampusi është i madh dhe këtu mund ta kaloni kohën shumë mirë, pa pasur nevojë të dilni jashtë. Komplekset sportive dhe me qindra klube sociale ofrojnë mundësi për të përballuar të gjitha nevojat që mund të keni ju gjatë jetës studentore. Njëherësh Universiteti ka edhe një qendër të madhe teknologjike (technocity), ku ndërsa jeni duke vazhduar studimet, ju mund të zhvilloni përvojën dhe aftësitë tuaja duke punuar në një kompani që kryen aktivitet të përshtatshëm me drejtimin tuaj akademik.

Në vitin akademik 2016-2017, në këtë universitet u regjistruan mbi 27 mijë studentë. Nga të cilët 35% vazhdojnë programet e nivelit të parë (Bachelor). Për momentin në ODTÜ ndjekin studimet 1 mijë e 700 studentë të huaj nga 94 vende të ndryshme të botës. Studentë të ardhur nga vende të ndryshme në nivelin e parë dhe të dytë (Bachelor dhe Master) i vazhdojnë studimet në ODTÜ në statusin e “Studentit të posaçëm” ose “Studentit të shkëmbimit”. Universiteti aplikon programe për Shkëmbimin e Studentëve (student exchange programe) me shumë universitete të tjera.

Në qoftë se i plotësoni kushtet e aplikimit, atëherë mund të preferoni Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme (ODTÜ), ku të gjitha leksionet jepen në gjuhën angleze. Informacionin që do t’ju nevojitet mund ta gjeni në turqisht në adresën http://www.metu.edu.tr/ dhe në anglisht në adresën http://www.metu.edu.tr/ .

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit