1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Unioni i hoxhallarëve dhuron 200 mijë franga për ‘Lagjjën e Trimave’ në Kumanovë

Më të lexuarat

Unioni i Imamëve Shqiptar në Zvicër dhe mërgata shqiptare nga Evropa dhe më gjerë, dhuruan donacion në të holla për 58 familje nga Kumanova. Të hollat janë ndarë në bazë të vlerësimit të dëmeve që e ka bërë komisioni i formuar nga ky union.

“Në aktivitet kanë marrë pjesë rreth 50 xhami dhe qendra shqiptare, mirëpo edhe donacione simbolike nga komunitete të ndryshme. Në bazë të fotografive dhe pamjeve kanë parë se është një akt qyqar ai intervenim ushtarak dhe policor. Njerëzit i janë bashkuar thirrjes së unionit duke grumbulluar rreth 180 mijë franga dhe mbi 11 mijë euro. Kjo pare është e popullit shqiptar që vjen nga Kosova, Maqedonia dhe më gjerë”, tha Nehat Ismaili, Kryetar i Unionit të imamëve shqiptar në Zvicër.

Duke falënderuar imamët e mërgatës shqiptare, kreu i BFI-së Sulejman Rexhepi i quajti ata ushtri bamirësie.

“Jam i lumtur, i kënaqur dhe krenar që imamët tanë në diasporë janë në shërbim të islamit, vatanit dhe kombit. Nuk ka popull në botë që nuk i posedon dy vlera, pra qenia fetare apo shpirtërore dhe ajo kombëtare. Imamët tanë me këtë gjallëri, interesim dhe vigjilencë e aktivitet me të vërtetë demonstrojnë kënaqësi të madhe, që mua më bën të ndihem krenarë që kemi ushtri edhe brenda edhe jashtë”, deklalroi Sulejman Rexhepi, Kryetar i BFI-së.

Në lagjen e trimave kanë filluar punimet për instalimin e kanalizimit. Si pasojë e neglizhencës së Institucioneve për të filluar me shpejtësi ndërtimin e shtëpive, banorët e lagjes së trimave në Kumanovë, vazhdojnë të qëndrojnë nëpër shtëpi të të afërmve të tyre. Adrian kerimi

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit