2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Unifikimi i Bahrejnit me Arabinë Saudite, nuk i pëlqen aspak Teheranit

Më të lexuarat

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Iranit deklaroi se dy vende që duan të unifikohen duhet të kenë përputhshmëri përsa i përket pozitës politike, ekonomike dhe kulturore, ndërsa Bahrejni nuk përputhet aspak për nga pozita me Arabinë saudite.

Ramin Mehmanparast tha se unifikimi i një vendi të dobët me një vend të fuqishëm, nënkupton zhdukjen e vendit të dobët. Ai tha se vendet e rajonit të Gjirit Persik duhet të shqyrtojnë pasojat e këtij veprimi dhe të mos krijojnë unione pa marrë mendimin e popujve të tyre. Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të RII ndër të tjera tha se emri i Gjirit Persik nuk mund të ndryshohet me anë të lojërave politike, sepse ky është emri historik i rajonit.

Këto deklarata dhe reagime te shiitve të Bahrejnit me protesta vijnë pas deklarimeve nga udhëheqësit e Arabisë Saudite dhe të Bahrajnit se ata po shqyrtojnë mundësinë e bashkimit të dy vendeve në një union/konfederatë të vetme.

Ministri i jashtëm i Arabisë Saudite, ditë më herët kishte përmendur se po zhvillohen diskutime dhe po bëhen thirrje për unionin e të paktën 6 shteteve në rajon. Por la të kuptohet se kjo iniciativë merr kohë dhe tha se përqendrimi momental është në krijimin e unionit mes Arabisë Saudite dhe Bahrejnit fillimisht e më pas të punohet për unionin me vendet e tjera të rajonit.


- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit