Me intensifikimin e konflikteve në Jemen është bërë shkaktare për largimin e fëmijëve nga vendi i tyre, dhe gjithashtu për humbjen e jetëve të tyre dhe të afërmëve të tyre.
OKB (AA) – Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), njoftoi se nga fillimi i sulmeve me 26 mars e deri tanë të operacionit “Stuhia e Vendosmërisë” të ndërmarrë nën udhëheqjen e Arabisë Saudite kanë humbur jetën të paktën 74 fëmijë, ndërsa 44 fëmijë kanë ngelur të gjymtuar raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga UNICEF theksohet se me intensifikimin e konflikteve në Jemen është bërë shkaktare për largimin e fëmijëve nga vendi i tyre, dhe gjithashtu për humbjen e jetëve të tyre dhe të afërmëve të tyre.
Në deklaratën ku theksohet se shifra e përcaktuar për numrin e fëmijëve të vrarë në Jemen parashikohet të jetë akoma edhe më e lartë, janë cituar gjithashtu edhe shprehjet e përfaqësuesit të UNICEF për Jemenin Julien Harneis ku ai ka shprehur se “Fëmijët po vriten në Jemen, po gjymtohen dhe gjithashtu ata po janë të detyruar të largohen nga shtëpitë dhe shkollat e tyre. Fëmijët po paguajnë çmimin e pa-pranueshëm të këtij konflikti. Të gjitha palët në këtë konflikt duhet të tregojnë respekt për jetën e këtyre fëmijëve dhe duhet të jenë në përputhje me të drejtën humanitare (njerëzore) ndërkombëtare.
Në deklaratë gjithashtu theksohet se mbi 100 mijë persona për shkak të konflikteve kanë qenë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, spitalet dhe institucionet shëndetësore po përballen me pamjatueshmërinë për të përballuar fluksin e të plagosurve dhe gjithashtu theksohet se janë vrarë edhe 3 punonjës së shëndetësisë.
Pas kërkesës ndaj Lidhjes Arabe dhe bashkësisë ndërkombëtare të Presidentit Hadi për “ndërhyrje të menjëhershme ushtarake” kundër Husi’ve, me 26 mars koalicioni nën udhëheqjen e Arabisë Saudite filloi operacionin e sulmeve ajrore “Stuhia e Vendosmërisë”.kohaislame