3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

UNICEF: NJË NË GJASHTË FËMIJË GREKË JETON NË VARFËRI

Më të lexuarat

Një në gjashtë fëmijë në Greqi jeton në varfëri, sipas një raporti të UNICEF-it, njoftoi sot botimi elektronik i gazetës greke “Proto Thema”. Në këtë raport varfëria e fëmijëve përcaktohet në dy mënyra.

Mënyra e parë është në bazë të kushteve të këqija të jetesës që fëmijët u janë nënshtruar, për shembull nuk kanë tre vakte në ditë, një vend të qetë për mësim, mjete ndihmësve shkollore në shtëpi, lidhje me internet etj.

Hulumtimi merr parasysh të dhënat statistikore evropiane për të ardhurat dhe kushtet për jetesë në 29 shtete evropiane.

Në këtë listë Greqia është në vendin e 21-të.

Mënyra e dytë për përcaktimin e varfërisë së fëmijëve, e përdorur nga UNICEF-i, është bazuar tek përqindja e fëmijëve, të cilët jetojnë në pragun e varfërisë në shtetin përkatës.

Këtu Greqia renditet në vendin e 30-të./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit