“Në luftimet që zgjasin prej më shumë se 2 vitesh në Jemen, të paktën 1.675 fëmijë janë përdorur në ushtri. Ushtarët fëmijë janë përdorur si nga ushtria ashtu edhe nga grupet e armatosura”
SANA (AA) – Fondi për Ndihmë ndaj Fëmijëve pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNICEF), ka deklaruar se që nga fillimi i konfliktit mes forcave qeveritare dhe grupit Husi të mbështetur nga ish-presidenti Ali Abdullah Salih në Jemen, deri më tani janë përdorur 1.675 fëmijë si “ushtarë”, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyra përgjegjëse për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e UNICEF-it, përmes një deklarate në rrjetet sociale ka thënë: “Në luftimet që zgjasin prej më shumë se 2 vitesh në Jemen, të paktën 1.675 fëmijë janë përdorur në ushtri. Ushtarët fëmijë janë përdorur si nga ushtria ashtu edhe nga grupet e armatosura”.